Futboll Sport

HABIT BOLT/ MAKTHI IM më i madh SI FUTBOLLIST është se NUK VRAPOJ DOT

Usain Bolt pritet ta nisë nga stoli ndeshjen e tij të parë zyrtare si futbollist profesionist me skuadrën australiane të Central Coast Mariniers. Por para debutimit, ish-atleti xhamajkan, rekordmen i botës në 100 e 200 metra, njeriu më i shpejtë në botë, shprehet se cili është problemi i tij më i madh. “Mund të duket e habitshme, por problemi më i madh për mua është të vrapoj”, thotë Bolt.

Më tek, xhamajkani sqaron: “Ndryshe nga gara ime në pistë, që e nis dhe e përfundoj atë pa ndaluar me shpejtësi maksimale, në futboll duhet të mësohem me faktin se do të vrapoj shpejt, do të ndaloj dhe më pas të rinis vrapin, duke patur edhe topin ndër këmbë. Pra, gjithë këto veprime shpejtësie me trupin, me të cilat po filloj të ambientohem gradualisht”, thotë Bolt.

“Por kam kohë për të mësuar dhe nuk do të tërhiqem deri sa të ambientohem me këtë stil të ri”, tha Bolt. Ndërsa trajneri i skuadrës së Mariniers, Mike Mulvey, shtoi: “Usain do ta nisë ndeshjen nga stoli, por do të aktivizohet në fund”.

Related posts

VIDEO/ I driblon dhe turpëron të gjithë, e pabesueshme çfarë bën ‘Messi’ i ardhshëm i Realit

Q.Autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Milan futet në garë me Arsenal për të marrë në janar talentin holandez…

Delo.autor

LA LIGA PUBLIKON KALENDARIN/ Barcelona e nis në shtëpi, Reali dhe Atletico në transfertë. Ja datat e “El Clasicos”…

Delo.autor

Leave a Comment