Futboll Seria A

Te Napoli vjen një mbrojtës i djathtë, rrezikohet Hysaj

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e mbrojtësit të djathtë të Atletico Madridit, Sime Vrsaljko.

Lojtari i ka thënë “Po” kalimit në Napoli dhe kthimit të tij në Serie A. Për shërbimet e tij skuadra italiane do të paguajë 20 milionë euro, aq sa kishte paguar Atletico kur e transferoi nga Sassuolo.

Ky nuk është një lajm i mirë për mbrojtësin e Kombëtares sonë, Elseid Hysaj, që luan në krahun e djathtë në Napoli. Me ardhjen e Vrsaljko do të shtohet konkurrenca për rolin e titullarit si mbrojtës i djathtë, edhe pse shkodrani luan edhe në të majtë.

Related posts

E BUJSHME/ Po hetohet për baste, dështon transferimi 90 milionë eurosh i mesfushorit te Mançester Siti

F.autor

EURO2020/ “France Football” përfshin futbollistin e Kombëtares së Kosovës në 11-tshen e më të mirëve

Delo.autor

UEFA për përjashtimin e Skënderbeut: Dënim i lehtë, por i përshtatshëm

Sadik.Autor

Leave a Comment