Bundesliga Futboll Sport

ZYRTARE/ PSG i “rrëmben” Bayernit mbrojtësin e shkëlqyer SPANJOLL (VIDEO)

Skuadra e Paris Saint Germain, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka zyrtarizuar blerjen e mbrojtësit të majtë spanjoll Juan Bernat nga skuadra e Bayern Mynih. Lojtari 25-vjeçar do të debuytojë me skuadrën kampione të Francës pas një eksperience 4-vjeçare në Bundesliga me skuadrën kampione të Gjermanisë. Bernat ka nënshkruar një kontratë 3-vjeçare me skuadrën franceze.

Kishte kohë që përflitej ky transferim, që është zyrtarizuar vetëm në orët e fundit të merkatos së verës nga PSG. Më herët, trajneri Thomas Tuchel, pat konfirmuar se do të mbërrinte Bernat, si një përforcim i orës së fundit, por mungonte zyrtarizimi. PSG kishte kohë që kërkonte një mbrojtës të krahut të majtë, pasi dështoi të sillte në Paris fillimisht Alex Sandro e më pas Filipe Luis.

Related posts

LISTA/ Nisin ‘ethet’ e Kombëtares, Bare dëmtohet sërish! Brruti risi, Sylvinho ‘lutje’ Evertonit për Brojën

F.autor

E ardhmja e Ze Marias, ja kushtet që të qëndrojë te Tirana

Sadik.Autor

“ITALIA ME ZEMËR TË MADHE, GJERMANI E SHËMTUAR”/ Matthaus: Ju tregoj pse u eliminuan “Pancerat”…

Delo.autor

Leave a Comment