Futboll Sport

“KOSOVA ËSHTË SERBI”/ UEFA ndëshkon Federatën Çeke për provokimet e tifozëve, ja gjoba

UEFA gjobiti Federatën Çeke të Futbollit me 17.750 euro për provokimet e tifozëve çekë me mesazhet politike si dhe për hedhjen e sendeve në fushë gjatë sfidës eliminatore të EURO 2020 Republika Çeke-Kosovë 2-1 e zhvilluar në Plzen në 14 nëntor.

Trupi i Etikës, Disiplinës dhe Kontrollit  (CDEB) e mori këtë vendim ditën e djeshme në lidhje me zhvillimet gjatë sfidës zyrtare mes kombëtares çeke dhe asaj të Kosovës.

kosova

Në atë takim, disa ultras dhe huliganë çekë provokuan me mesazhe politike në stadiumin e Viktoria Plzenit duke shkruar se “Kosova është Serbi”. Në prag të atij takimi, disa tifozë të Kosovës u sulmuan nga disa huliganë çekë.

4fa5232cfcee3c586a99fc1eaf2596c1

 

Related posts

AKSIDENTI I FRIKSHËM/ Çiklisti përplaset me motorin dhe fluturon në rrugë (VIDEO)

Delo.autor

PËRGJAKET INTER-NAPOLI/ 4 tifozë në spital, 1 në gjendje të rëndë

F.autor

ZYRTARE/ Klubi italian merr përgjigjen e tamponit, ish-drejtuesi më i lartë i Milan rezulton pozitiv me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment