Futboll Seria A Sport

MERR FUND GJITHÇKA/ POGBA refuzon kalimin te BARÇA, në janar rikthehet tek JUVENTUSI

Në verën e 2016-ës, paul Pogba u transferua nga Juventusi te Manchester United për vlerën e 105 milionë eurove, një transferim rekord, por pas dy vitesh e gjysmë pritet që të ndodhë e kundërta. Pavarësisht largimit nga Torino, mesfushori francez asnjëherë nuk e ndau shpirtin nga skuadra bardhezi, aq sa në janar pritet që kampioni i botës të rikthehet të luajë për kampionët e Italisë. Lajmin e ka konfirmuar sot “Tuttosport”, sipas së cilës nën rrogoz, Marotta është përpjekur të bindë Pogba që të rikthehet të luajë në Torino, sidomos tani që te skuadra e Juventusit ka ardhur edhe Cristiano Ronaldo.

Kjo ofertë duket se ka bindur Pogba të heqë dorë nga transferimi te Barcelona dhe të transferohet te Juventusi në merkaton e janarit, duke i dhënë një dorë skuadrës bardhezi në fitimin e titullit kampion në Serinë A. Marrëdhënia e tij me trajnerin Jose Mourinho vazhdon të jetë e nderë, ndaj Pogba është gati të gjejë një sistemim, që do t’i rikthehet buzëqeshjen, ndërkohë që te Juventusi ka qenë gjithnjë i kënaqur. Dy ndeshjet që Juventusi do të luajë ndaj Manchester United në Champions League (më 23 tetor dhe 7 nëntor) mund të vulosin këtë transferim. Tifozët bardhezinj kanë nisur të ëndërrojnë…

Related posts

Pastore mund të zgjedhë Interin, për të kapur Botërorin

Q.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ Kumbulla mesazh solidariteti: Uroj që gjithçka të përfundojë së shpejti dhe… (FOTO)

Delo.autor

Getafe-Bilbao, miqtë kërkojnë fitoren dhe parakalimin

Q.Autor

Leave a Comment