Futboll Seria A Sport

SHPRESOJNË TEK MREKULLIA “TITULL”/ MILANI thyen “tabunë” që zgjaste 12 vjet

Ishte 14 maj 2006, java e fundit e kampionatit, që disa muaj më vonë do të pësonte revolucionin e “Calciopoli”. Milan fitoi ndaj Roma, në saj të një penalltie të shndërruar në gol nga Marcio Amoroso, në minutën e 90-të.

Që nga ai moment deri dje, “djalli” nuk kishte arritur të fitonte kurrë ndaj një ekip të madh të Serie A, me një gol në minutat shtesë. Goli i Curtrone, në minutën e 95-të të sfidës së djeshme në “San Siro”, pikërisht kundër Roma, theu këtë tabu.

Festa e fundit në “extremis” kishte ardhur vetëm për të marrë një barazim, si në derbin e dy viteve më parë ndaj Inter me barazimin 2-2, të firmosur nga Zapata në minutën e 97-të.

Milan kishte 12 vite që nuk fitonte në kohën shtesë ndaj një rivali të drejtpërdrejtë në kampionatin italian.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SERIE A/ Fantastik Rrahmani, shqiptari i Kosovës gjen sërish rrugën e rrjetës (VIDEO)

Delo.autor

Interi nuk ndalet, Perisic shënon gol ndaj Chievos

Sadik.Autor

SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Atalanta përballë “aspirinave” të Leverkusen, Barcelona shihet favorit. Ja të gjitha sfidat…

Delo.autor

Leave a Comment