Futboll Seria A Sport

Ndaj MILANIT pa “busull”/ ROMA po vuan ndryshimet e merkatos, N’ZONZI KATASTROFAL

Pak përpara fundit, nga një gabim kolosal i N’Zonzi, lindi goli i Milanit në minutën e fundit, që u shënua nga Patrick Cutrone. E gjithë paraqitja e Romës dje, në fakt, ishte për tu harruar. Përveç episodeve të caktuara, bardhekuqtë dje thuajse nuk njiheshin.

Shumë pikëpyetje për Di Francescon, i cili kërkonte shpesh nga Kardsrop dhe Kolarov të ndihmonin 3 qendërmbrojtësat, për të evituar dominimin si në pjesën e parë me Atalantan. Në atë ndeshje, ekipi i Gasperinit gjuajti 15 herë portën kundërshtare. Por, fatkeqsisht për Di Francescon, edhe me Milanin, skuadra vuante shumë, duke patur vështirësi edhe për të dalë në sulm.

Sigurisht, një arsye e fortë janë dhe transferimet e shumta të bëra këtë verë, të cilët nuk janë lidhur akoma si duhet me njëri-tjetrin. Tek ekipi kryeqytetas, shpresojnë se 2 javët e pushimit, ku do të luajnë ekipet Kombëtare, do të jenë ndihmë e madhe për Eusebio Di Francescon për të korrigjuar problemet në skuadër.

Related posts

Finalja e Europa League, Simeone merr përgjigjen nga CAS

Sadik.Autor

KALENDARI/ UEFA nxjerr datat e edicionit të ri, quajeni një Champions… “ekspres” (TABELA)

F.autor

ËNDËRROJNË TITULLIN/ “Ndizet” optimizmi te Teuta, kërkohet triumfi ndaj Kastriotit

Isa.Autor

Leave a Comment