Futboll La Liga Sport

E PABESUESHME/ REALI zyrtarizon numrat e skuadrës, ja kush trashëgon fanellën 7 dhe 10

Skuadra e Real Madrid për sezonin 2018/19 është finalizuar. Pas mbërritjes së Mariano-s nga Olympique Lyon dhe largimit të Borja Mayoral i cili i është bashkuar Levante-s në formë huazimi ditën e premte, Julen Lopetegui tani ka kompletuar skuadrën dhe numrat e fanellave i janë caktuar të gjithë lojtarëve.

Mes ndryshimeve që bien në sy është rekrutimi nga ekipi i të rinjve i Sergio Reguilon i cili ka marrë fanellën me nr. 23, të cilën e dorëzoi Mateo Kovacic pasi iu bashkua Chelsea-t.

Vinicius Jnr do të veshë fanellën me nr. 28, ndërsa portieri Thibaut Courtois do të marrë numrin 25.

Mariano do të ketë përgjegjësinë e madhe e numrit 7, i cili ishte lënë i lirë pas largimit të legjendës së klubit Cristiano Ronaldo.

Numrat e skuadrës për 2018/19.

Portierë: Keylor Navas (1), Casilla (13), Courtois (25), Luca (30).

Mbrojtës: Carvajal (2), Vallejo (3), Ramos (4), Varane (5), Nacho (6), Marcelo (12), Odriozola (19), Reguilón (23)

Mesfushorë: Kroos (8), Modric (10), Casemiro (14), Valverde (15), Llorente (18), Asensio (20), Isco (22), Ceballos (24)

Sulmues: Mariano (7), Benzema (9), Bale (11), Lucas Vázquez (17), Vinicius (28)

Related posts

SHPENZUAN 45 MILION EURO/ Pasardhësi i Ronaldos regjistrohet te Real Madrid U-19

Isa.Autor

DINAMO PLANIFIKON TË ARDHMEN/ Zyrtarizohet firma me mbrojtësin 20-vjeçar…

Delo.autor

Pas transferimit të Nainggolan/ Spalletti bën deklaratën “BOMBË”

Isa.Autor

Leave a Comment