Futboll Ligue 1 Sport

VAZHDON “TELENOVELA” NEYMAR/ Sheiku kërkon tre lojtarë dhe para për Neymar, Barcelona merr vendimin

E ardhmja e Neymar JR është kthyer në një hit të vërtetë në merkaton e kësaj vere. Ylli brazilian shihet sa afër aq edhe larg Paris Saint Germain,  me Barcelonën që vijon të përpilojë oferta dhe t’i dërgojë në dyert e francezëve.

Megjithatë, këtë herë ka qënë PSG që i është “përveshur” Barcelonës duke i kërkuar 3 futbollistë si dhe një shumë të konsiderueshme për ta lënë të lirë 27 vjeçarin që të transferohet në “Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivo”, PSG ka kërkuar në këmbim të brazilianit, kartonat e Ousmane Dembele, Ivan Rakitic, Jean-Clair Todibo dhe një shumë të konsiderueshme parash për Neymar. PSG e vlerëson brazilianin me rreth 215 milionë euro, shifër e cila mund ta detyrojë Barcelonën që të heq dorë nga ndjekja e tij.

Related posts

ZHGËNJEN PËRSËRI NË MIQËSORE/ Juventus ndalet nga yjet e Koresë (VIDEO)

Delo.autor

RRJETET SOCIALE KUJTOJNË EDDIE GUERRERO/ 15 vitë më parë vdekja e wrestler-it më të dashur (FOTO)

Delo.autor

MANCHESTER UNITED IZOLOHET TOTALISHT/ Vjen komunikata për shtyp mbi ndeshjen ndaj Brentford

Delo.autor

Leave a Comment