Bundesliga Futboll Sport

BEFASOJNË GJERMANËT/ Rummenigge kundër FIFA-s dhe BOTËRORIT me 48 ekipe

Karl-Heinz Rummenigge kundër FIFA. Janë fjalë shumë të rënda ato të presidenti të “ECA”, sindikata që përfaqëson 220 klube europiane.

“Procesi i vendimeve që sollën rritjen e numrit të skuadra në 48, duke nisur nga edicioni i vitit 2026, është i papranueshëm. I bëj apel FIFA dhe UEFA për të ulur numrin e ndeshjeve ndërkombëtare. Kemi ardhur në një pikë ku futbollistët luajnë me të vërtetë shumë ndeshje”. – pohoi Rummenigge.

“Mendoj se është shumë e qartë, – ka shpjeguar drejtuesi i Bayern, – se ne si klube jemi shumë të pakënaqur që numri i pjesëmarrësve është shtuar në masën 50%. Kjo është një e dhënë faktive. Procesi i vendimmarrjes dhe mungesa e transparencës nuk është e pranueshme nga këndvështrimi ynë.

Po përdorin futbollistët tanë, ata që ne paguajmë, për të rritur numrin e ekipeve në botëror. Ne kemi të gjithë të drejtën të kërkojmë një zgjidhje. Këto organizata duhet të mendojmë më shumë për futbollin sesa për politikën.”

 

Related posts

ZYRTARE/ Dortmund siguron Champions League në frymën e fundit

Delo.autor

RREZIKOJNË ZONËN CHAMPIONS/ Të besuarit e Spallettit i marrin një pikë Udineses

Delo.autor

E PABESUESHME/ Hyri në HISTORI duke mundur MESSIN, la futbollin për të luajtur…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment