Futboll Seria A Sport

JUVENTINI NDEZ ALARMIN/ Ja pse RONALDO nuk do të shënojë shumë GOLA NË ITALI

Mbrojtësi legjendar Ciro Ferrara ka besim se Ronaldo nuk do të shënojë më shumë se 30 gola këtë sezon për Juventus. “Mendoj se do të shënojë maksimumi 25-26 gola këtë sezon, por me siguri që do të shënojë më pak se në La Liga,” shprehet Ferrara për Il Corriere di Torino.

“Në Itali është e vështirë dhe nuk e them këtë vetëm për mbrojtësit italianë që janë këtu, por edhe për stilin e futbollit. Është më taktik, madje edhe skuadrat e vogla janë të organizuara.

“Por Ronaldo nuk mund të kritikohet, ai është një fenomen dhe një profesionist i madh.

“Dybala përsëri në stol ndaj Parma-s? Mendoj se është një çështje taktike. Dybala nuk mund të luajë në krahë në një formacion 4-3-3, ndërsa në 4-2-3-1 ai do të ishte më mirë, por do të sakrifikohej një mesfushor.

“Pjanic luan më mirë me tre mesfushorë.”

Related posts

SYNON PËRFORCIME TË MËDHA/ Interi bën gati 80 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

FUTBOLLI I PREKUR NGA COVID-19/ Klopp: Liverpool nuk do të nënshkruajë me lojtarë të pa vaksinuar

Delo.autor

Fatkeqësi për lojtarin e Kombëtares, i vdes njeriu i afërm. Lë stërvitjen dhe niset për në vendlindje

Sadik.Autor

Leave a Comment