Futboll Seria A Sport

Bushi i bashkohet mendimit të Moxhit: Të blesh një sulmues në këtë moshë është e çuditshme

Alban Bushi, trajneri i Kombëtares U-21 është i ftuar në emisonin “Zona Gol” në Supersport”. Trajneri ka folur për “yllin” Ronaldon portugez, Cristiano dhe ecurinë e tij te skuadra e re, Juventus. Bushi është shprehur se mosha e sulmuesit ka një domethënie të rëndësishme, duke mbështetur deklaratën e dhënë nga Luciano Moxhi pak ditë më parë, ku deklaronte se, nëse do të ishte ende te kampionët e Italisë, nuk do të kishte shpenzuar atë shumë parash për një lojtar 33-vjeçar.

“Unë mendoj që të gjithë sulmuesit e kërkojnë golin por nuk e gjejnë. Cristiano Ronaldo nga ana fizike më duket mirë. Është një lojtar i mirë dhe pritet të shpërthejë. Deklarata e Moxhit? Jam i të njëjtit mendim. Të blesh një sulmues në këtë moshë është disi e çuditshme, por Juventusi është Juventus dhe di çfarë bën”.

Related posts

ZYRTARE/ Evertoni godet në merkato, transferon edhe mbrojtësin e Barcelonës

Isa.Autor

Skandali në Shkodër/ Vllaznia nuk merr futbollistin e kombëtares shqiptare

Isa.Autor

E PABESUESHME/ Khabib Nurmagomedov në Prishtinë? Ja e vërteta e fotos së shumëpërfolur

Isa.Autor

Leave a Comment