Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË ANGLI/ Wenger zbulon kampionët e ardhshëm: Ja klubi do të dominojnë në Premier vitin tjetër

Trajneri Arsene Wenger, një njohës i mirë i Premier League, u shpreh se skuadra e Tottenham mund të dominojë kampionatin sezonin e ardhshëm. Ai beson se grupi i ri i lojtarëve që ka aktualisht trajneri Mauricio Pochettino dhe fakti që ata e njohin më së miri njëri-tjetrin do ta ndihmojë këtë skuadër që vitin tjetër të fitojë titullin.

“Tottenham këtë sezon janë në vendin e tretë kanë një grup djemsh të rinj dhe që po rriten. Për mua ata do të jenë pretendentët kryesorë për titull sezonin tjetër. Stadiumi i ri do t’i ndihmojë për të bërë edhe hapin e fundit që i mungon për të shkuar te titulli. Natyrisht që kanë nevojë edhe për 1 apo 2 blerje “big” që të kenë edhe një stol të fuqishëm”, tha Wenger, që pas 22 vitesh tek Arsenali aktualisht është pa ekip.

Trajneri francez bën paralele të ekipit aktual të Tottenham me atë që ai ka patur vite më parë. “Tottenham ka një gjeneratë të jashtëzakonshme futbollistësh në përbërje, të gjithë të rinj si Kane, Winks, Alli, Dier etj. Njësoj si ekipi që kisha unë tek Arsenali një dekadë më parë. Apo si Manchester United 20 vite më parë. Nëse ekipi i Tottenham nuk pëson ndryshime, nëse lojtarët nuk largohen e gjithashtu edhe trajneri, atëherë ata mund të fitojnë Premier League vitin tjetër”, u shpreh Wenger.

Related posts

“PLANI B” I ZIDANE FUNKSIONON/ Real Madrid është i uritur, ja përse titulli mund të fitohet…

Delo.autor

PËRBALLJA GJYMËFINALE CHAMPIONS/ Ja lajmi i mirë që merr Potchettino për sfidën ndaj Ajaxit

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN DANEZ/ Fitore dramatike, Muçolli gjen rrugën e rrjetës me Vejlen (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment