Futboll Sport

“Molla e ndaluar e Superiores”/ Debutim ëndrrash për Ekuban në Turqi (VIDEO)

E kërkuan në Shqipëri. Partizani dhe Flamurtari e dëshironin, por Kaleb Ekuban tregoi përse zgjodhi të vendosej sërish në provë, në arenën e madhe. I pjekur si lojtar dhe gati për sfida të rëndësishme. Këtë e tregoi në fushë, ku gjeti menjëherë golin në debutimin me Trabzonspor.

Vetëm 48 orë pas zyrtarizimit te skuadra turke, sulmuesi luajti dhe shënoi në fitoren 4-0 që ekipi i tij regjistroi përballë Gallatasarajit. Praktikisht një start ëndrrash. I aktivizuar në të 86-ën në fushë, kur rezultati ishte 3-0 për ekipin nga Trabzoni, Ekuban shënoi golin që vulosi “pokerin” në minutën e 93-të.

Një debutim perfekt për sulmuesin italo-ganez, që shfrytëzoi çdo mundësi që i’u krijua, mes tyre edhe mbrëmjen e tmerrshme të ekipit të Gallatasarajit. Pak minuta në fushë, për të treguar përse Trabzonspori vendosi të investonte te sulmuesi, që e përdori Shqipërinë si katapultë për Europën e madhe dhe përse Ekuban vendosi të mos kthehej më në Kategorinë Superiore.

 

Related posts

3 DITË PAS INCIDENTEVE NË DERBIN E KRYEQYTETIT/ Zyrtarët e “Demave” hyjnë në “Selman Stërmasi”, ja prapaskenat

Delo.autor

MESAZH PARALAJMËRUES PËR ROMËN PARA SUPER SFIDËS/ Trajneri Inzaghi: Lazio e vërtetë po vjen

Delo.autor

MBI 70 MIJË TIFOZË NË “SAN SIRO” PËR DERBIN/ Ja si do të ndahen tifozët e Milanit dhe të Interit

F.autor

Leave a Comment