Futboll Seria A Sport

Matuidi PLAS “BOMBËN”/ RONALDO I INATOSUR që nuk shënoi GOL, më tha se…

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka insistuar se Juventusi do t’i ndihmojë Cristiano Ronaldos të shënojë gola, por ka bërë të ditur se portugezi ishte i inatosur që nuk arriti të shënoj gol në ndeshjen kundër Parmas. Juventusi i Massimiliano Allegrit e vazhdoi ecurinë e përkryer duke e shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje në ligën elitare italiane, pasi e mposhti Parmën 2-1 në udhëtim, raporton Gazeta Express.

Juventusi mund të jetë i kënaqur me rekordin e qind për qind në këtë fillim sezon, por jo edhe sulmuesi portugez, i cili dëshpërimisht e kërkoi golin debutues në Serie A edhe ndaj Parmës.

33-vjeçari gjuajti tetë herë drejt portës së Parmës, por asnjëra nga këto gjuajtje nuk rezultoi të jetë e saktë, por Matuidi, i cili e shënoi golin e fitores, beson se Ronaldo do ta bëjë një gjë të tillë së shpejti.

“Ai është një lojtar i mrekullueshëm dhe do të shënojë gol së shpejti, pasi që është shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka thënë Matuidi. “Ai ishte i pafat këtë mbrëmje, por ne do t’i ndihmojnë dhe ai ka ende shumë kohë. Ishte pak i inatosur që nuk shënoi, por golat do të vijnë me kalimin e kohës”. Më tha se nuk ndjehet mirë kur nuk gjen rrugën e rrjetës.

Edhe bashkëlojtari tjetër i Ronaldos, Douglas Costa, i cili hyri në lojë në minutën e 50-të, mendon se portugezi është duke u ambientuar me ligën e re dhe ai do të shënojë gol së shpejti.

“Cristiano po luan në një ligë të re dhe natyrisht, ai dëshiron të shënojë gol, por ai gjithashtu e di se tre pikët janë ato që kanë më së shumti rëndësi”.

Related posts

E PAPRITUR/ Messi kërkon sulmuesin argjentinas te PSG

Delo.autor

PAMJE PREKËSE/ Disa shtete festojnë ditën e nënave, Napoli bën dedikimin e madh në rrjetet sociale (VIDEO)

Delo.autor

Blerje mediokër dhe indiferentizëm, Thohir drejt largimit

Sadik.Autor

Leave a Comment