Futboll Premier League Sport

BARCELONA MBETET “THATË”/ Talenti i Ajaxit në “radarët” e Tottenhamit

Frenkie de Jong, mesfushori i Ajax ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e fundit të verës. 21-vjeçari prej kohësh ndiqet nga Barcelona, e cila bëri disa oferta për të, por që u refuzuan nga klubi holandez.

Por katalanasit nuk janë klubi i vetëm të interesuar për De Jong, i cili sipas mediave angleze, së fundmi ka përfunduar në radarët e Tottenham, e cila me hapjen e merkatos së Janarit, pritet të bëjë një ofertë për ta transferuar në Londër.

Tottenham e mbylli sezonin e verës me zero transferime, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, por Pochettino e ka të qartë që do t’i duhet një organikë më e pasur në pranverën e vitit të ardhshëm, periudhë kur vendosen fatet e sezonit.

Related posts

NATIONS LEAGUE/ “Azzurrët” përfitojnë një penallti, sulmuesi Berardi ndëshkon Belgjikën nga pika e bardhë (VIDEO)

Delo.autor

“KOPJON” RONALDON/ Nainggolan zgjedh rrugët e Sardenjës për të kryer maratonë vrapi (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ Juventus dhe PSG sfidohen për yllin e Manchester City-t…

Delo.autor

Leave a Comment