Futboll Premier League Sport

BARCELONA MBETET “THATË”/ Talenti i Ajaxit në “radarët” e Tottenhamit

Frenkie de Jong, mesfushori i Ajax ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e fundit të verës. 21-vjeçari prej kohësh ndiqet nga Barcelona, e cila bëri disa oferta për të, por që u refuzuan nga klubi holandez.

Por katalanasit nuk janë klubi i vetëm të interesuar për De Jong, i cili sipas mediave angleze, së fundmi ka përfunduar në radarët e Tottenham, e cila me hapjen e merkatos së Janarit, pritet të bëjë një ofertë për ta transferuar në Londër.

Tottenham e mbylli sezonin e verës me zero transferime, si në hyrje, ashtu edhe në dalje, por Pochettino e ka të qartë që do t’i duhet një organikë më e pasur në pranverën e vitit të ardhshëm, periudhë kur vendosen fatet e sezonit.

Related posts

NEYMAR APO “DEMI” LAUTARO? Setien tregon se cilin dëshiron në “Camp Nou”

Delo.autor

Ronaldo dështon ta bëjë qoftë edhe një goditje të vetme drejt portës kundër Holandës

Sadik.Autor

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist: Momenti i duhur për të hedhur “KO” rivalët e Mercedes

Delo.autor

Leave a Comment