Futboll La Liga Sport

Asensio “FUNDOS” RONALDON/ Juventusi mund të jetë një familje e madhe, por…

Në futboll shifrat janë shumë të rëndësishme dhe, mbi të gjitha, është e vështirë t’i kundërshtosh. Dhe numrat thonë se Benzema ka shënuar 5 gola, ndërsa Cristiano asnjë. Francezi, që nga momenti që është larguar ish-shoku i repartit, ka gjetur përsëri rrugën e golit, duke çuar në 33 numrin e skuadrave kundër të cilave ka shënuar gol në La Liga pas ndeshjes së të shtunës të luajtur kundër Leganes.

Mungesa e CR7, domethënë, nuk vihet re. Apo po? Është e vështirë për Real Madrid ta harrojë menjëherë kampionin portugez, por të gjithë në “Bernabeu” po bëjnë gjithçka është e mundur për ta bërë. dhe ka nga ata që e bëjnë duke i dërguar mesazhe shumë të qarta juventinit. Ai që ka ndjellë fantazmën e Cristiano Ronaldo ka qenë Marco Asensio.

Në intervistat e dhëna pas ndeshjes së të shtunës për “Marca”, spanjolli i ka lëshuar një thumbim portugezit, duke kujtuar deklaratën e tij se: “Juventus më kujton një familje të madhe”. Nuk ishte kështu te Real? “Juventus mund të jetë një familje e madhe, por edhe Real është e tillë. Nuk e di nëse jemi më shumë skuadër me apo pa Cristiano-n, por që nga momenti që unë kam ardhur këtu kemi qenë një skuadër, brenda dhe jashtë fushe. Kur ka qenë Cristiano kemi qenë një skuadër e bashkuar dhe të gjithë kemi dhënë kontributin tonë”.

Për më tepër, lamtumira e portugezit duket se ka zhvendosur vëmendjen tek ai që konsiderohet si idhulli i ri i “Bernabeu”-t. Siç ka shkruar “Marca”, publiku i ka dhuruar një duartrokitje të gjatë Luka Modric, që bashkë me Keylor Navas dhe Sergio Ramos ka prezantuar para tifozëve çmimet e fituara gjatë shortit të Champions League. Gjithashtu, tifozeria e “Los Blancos” ka mbajtur një qëndrim të qartë në garën mes kroatit dhe Ronaldo-s, duke kënduar “Lukita Balon de Oro” edhe pas fillimit të ndeshjes. Real ka fituar bindshëm dhe 7 tani mbahet nga Mariano Diaz…

Related posts

PO SHKËLQEJNË ME LOKOMOTIVËN E KROACISË/ Klubi iu rinovon kontratën tre lojtarëve shqiptarë, ja emrat

Delo.autor

I FALEN “MAGJISË” SË KASTRATIT/ Kosova e mbyll me fitore Nations League

Delo.autor

Milan 2-1 Lazio/ Notat e lojtarëve, Calabria më i miri

Q.Autor

Leave a Comment