Futboll Seria A Sport

Douglas Costa: Të gjithë duan të fitojnë ndaj Juves, RONALDO nuk po shënon sepse…

Douglas Costa ka mbetur i kënaqur nga fitorja 2-1 që Juventusi arriti ndaj parmës në javën e tretë të Serisë A, sukses që mban bardhezinjtë në kryë të renditjes me 9 pikë të plota. Mesfushori brazilian u aktivizua në pjesën e dytë nga trajneri Allegri dhe menjëherë tregoi aftësitë e tij, duke qenë ndër më të mirët në fushë. Costa ishte protagonist i shumë aksioneve sulmues për Juventusin: “Misioni u përmbush me sukses, pasi korrëm një fitore të rëndësishme dhe morëm 3 pikë që na shërbejnë për qëllimin tonë”, thotë Douglas Costa.

“Dalëngadalë forma ime po vjen drejt optimales, po ashtu edhe skuadra gradualisht po nis të funksionojë më së miri. Ndaj Juventusit të gjithë luajnë mirë, mbyllen në mbrojtje dhe duan të fitojnë nëse u jepet mundësia. Sidomos tani që kemi edhe Cristiano Ronaldo, të gjithë duan të bëjnë famë, të gjithë japin maksimumin ndaj Juves. Por ne jemi kampionë dhe jemi po aq të fortë sa një vit më parë. Kanë ikur lojtarë e kanë ardhur të tjerë dhe të gjithë janë të rëndësishëm”, u shpreh braziliani Douglas Costa.

Related posts

ANALIZON STARTIN E SEZONIT TË SERIE A/ Marchisio: Interi është solid, ecurinë e Juventusit do ta shohim…

Delo.autor

LIVE/ Laçi-Bylis. Starton pjesa e dytë

Delo.autor

“Nuk kemi para për 22 lojtarë të nivelit të lartë”

Q.Autor

Leave a Comment