Futboll Sport

E RRALLË/ Një ROSAK i prish mbrëmjen Ibrahimoviçit, TËRBOHET SUEDEZI (VIDEO)

Ndeshja ndërmjet Real Salt Lake dhe LA Galaxy në MLS kishte një ndërhyrje mjaft të pazakontë, pasi stafi i sigurisë u përplas me një rosë që kishte humbur nëpër park. Ndërsa skuadra vendase po përgatitej për të ekzekutuar një goditje këndi me rezultatin që ishte 1-1 pas 32 minutash, rosa vendosi të ‘luante’ me rojet e sigurisë, të cilët nuk po e kapnin dot teksa ajo vërtitej në fushën e blertë. Rosa fluturoi në fushë dhe tregoi një kthesë të habitshme, pasi shmangi rojet që donin të kapnin me një lëvizje mbresëlënëse.

Zlatan Ibrahimoviç, i cili ishte një nga yjet që luan për Galaxy, nuk ka gjasa të ketë parë ndonjë gjë të tillë gjatë karrierës së tij profesionale. Kjo provoi të ishte një natë shpendësh për miqtë, të cilët u mposhtën 6-2. Një mbrëmje e hidhur për sulmuesin suedez, që nuk arriti të shënonte golin e 500 në karrierën e tij. Pritja e ish-sulmuesit të United për golin e tij të 500-të në karrierë do të vazhdoj akoma, pasi LA Galaxy u mposht 6-2 nga Real Salt Lake, dhe suedezi nuk e gjeti rrjetën. Ish-sulmuesi i Paris SG shënoi golin e 499 në barazimin 1-1 me rivalët e Los Angeles FC për herë të fundit, por mbetet i bllokuar në atë numër pas kapitullimit të së shtunës.

Related posts

Ronaldo tek Juventusi/ Mendez thyen heshtjen: Do të jetë një sfidë e re për të

Isa.Autor

“BESONI TEK MUA”/ Suso flet në lidhje me situatën e tij tek Milan: Mua më pëlqen të…

Delo.autor

KËRKOHET NGA SHUMË KLUBE TË MËDHA/ Antonio Conte në dilemë për të zgjedhur ekipin që bind

Delo.autor

Leave a Comment