Futboll Premier League Sport

FESTON EMERY/ Arsenali mund Cardiffin në një ndeshje SPEKTAKOLARE

Arsenali e ka mundur Cardiffin 3-2 në një ndeshje drithëruese në të cilën vendasit e rikthyen rezultatin dy herë, por vetëm për t’u mposhtur në fund 3-2 nga “Topçinjtë”. Përpjekjet e shkëlqyera të lojtarëve të Cardiffit nuk mjaftuan, pasi dyshja sulmuesi e Arsenalit ishte e pandalshme për ta në stadiumin e qytetit në Cardiff.

Dyshja shqiptare Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi i dhuruan epërsinë skuadrës së Unai Emeryt, me këtë të dytin që shënoi me kokë pas një harkimi të saktë nga mesfushori i Kombëtares së Zvicrës pas 10 minutave lojë.

Përgjigja e vendasve erdhi në sekondat e fundit të pjesës së parë, kur Camarasa shënoi për t’i barazuar shifrat për herë të parë në këtë takim.

Një kombinim i mirë mes Mesut Ozilit, Alexandre Lacazettes dhe Pierre-Emerick Aubameyang rezultoi me një super gol nga largësia, që Aubameyang e shënoi.

Cardiff s’lëshoi pe as pas golit të dytë të mysafirëve, falë Wardit që realizoi vetëm 12 minuta më pas. Por, Alexandre Lacazette ia dhuroi fitoren e dytë ketë sezon Arsenalit me një gol në minutën e 81-të.

Arsenali tani ka 6 pikë, pas dy humbjeve dhe dy fitoreve këtë sezon.

Related posts

ZYRTARE/ Një hap i ri në karrierë për Samuel Eto’o, ish-sulmuesi merr postin e rëndësishëm

Delo.autor

TRONDITET BARCELONA/ Sulmuesi Gomez ndëshkon Ter Stegen me një goditje perfekte (VIDEO)

Delo.autor

SA TURP/ Tërbohet Vanda Nara pasi ICARDI prek PJESËT INTIME: Çfarë po… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment