Futboll Sport

Trajneri i Malagas, lëvdata Keidi BARES/ Më ka MAHNITUR për dy ditë, do ta marr…

Vetëm gjatë kësaj jave, mesfushori shqiptar Keidi Bare, vendosi të largohet nga Atletiko e Madridit, dhe të transferohet tek Atletiko Malagueno, një klub satelit i Malagas, që në fakt militon në Segunda Divizion në Spanjë.

Por, trajneri i Malagas, në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Almerias, Huan Ramon Muniz, pati edhe një koment për Baren. Ai u shpreh, se ka mbetur mëse i kënaqur nga performanca e tij në këto dy ditë stërvitje, dhe është gati ta marrë edhe në ekipin e parë të Malagas.

“Ky djalë ka ardhur tek ne me entuziazëm dhe forcë të madhe. Bare ka sjellë konkurrencë, dhe të gjithë thonë se duhet të rrisin nivelin, pasi ata që vijnë nga pas, punojnë dhe shtyjnë shumë fort. Ai ka qenë me ne vetëm për dy ditë, dhe ka shumë mundësi që të jetë pjesë e jona ditët në vazhdim. Edhe nëse nuk luan dot me ne, do jetë interesante ta shohim duke luajtur me të rinjtë. Bare ka një ritëm dhe intensitet të mirë, di të kontrollojë mirë topin” – u shpreh trajneri i Malagas, Huan Ramon Muniz.

 

Related posts

Godet Barcelona në merkato, transferon për 35 milion euro “yllin” e Sevillias

Isa.Autor

KTHIMI I ZIDANE DHE REFUZIMI I MOUT/ Kapiteni Ramos përgënjeshtron: Ndryshimet mund të sjellin gjëra pozitive…

Delo.autor

E BUJSHME/ Luka Modric refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Delo.autor

Leave a Comment