Futboll

Në Turqi ndodh edhe kështu, skuadra humb titullin ditën e fundit për një absurditet

Tani dihet: futbolli nuk pushon kurrë së habituri. Ajo që ka ndodhur në Turqi, është e zhurmshme. Cankirispor, klubi që militon në kategoritë e panjohura turke, ka humbur në mënyrë të pabesueshme kampionatin pas një humbjeje absurde  në ndeshjen e fundit të sezonit. Një diçka që mund të ndodhë, është e vërtetë, por motivi i mundjes është absurd.

Klubi, faktikisht, nuk është prezantuar në ndeshjen vendimtare që do të luhej kundër ekipit të renditur në vendin e dytë në klasifikim. Motivi? Thjesht, një mosvëmendje, e cila i ka kushtuar shumë shtrenjtë klubit, formacioni i kreut të tabelës ka qenë konfuz për datën e ndeshjes kundër Kursunlu Beledieyesoirm e programuar të premten e shkuar, duke besuar se do të luhej të dielën e shkuar.

Për Cankirispor kanë mbërritur dy humbje brenda një ndeshjeje. 3-0 në tavolinë dhe 3 pikë penalizim. Për të rregulluar situatën, presidenti Sevda Karaali ka provuar me të gjitha mënyrat për të justifikuar mungesën e lojtarëve. Duke kërkuar që të bindte Komisionin e Disiplinës Amatore fillimisht ai tha se futbollistët e tij kishin kaluar një helmim ushqimor dhe më pas shtoi se ishte faji i autobusit të skuadrës, i cili ishte prishur para ndeshjes.

Zekeriya Kahraman, presidenti i Kursunlu, menjëherë ka replikuar, duke e akuzuar Karaali se kishte gënjyer. “Karaali po gënjen: kanë menduar se ndeshja do të luhej të dielën, por në realitet e dinin se do të luhej të premten: do të vinin në kohë edhe me një traktor vetëm që të tregonin dhe të provonin se ky ishte një gabim”, këto janë fjalët e presidentit të Kursunlu për “Haberturk”.

Related posts

KA SHKËLQYER NË BUNDESLIGA/ Drejtori sportiv i Weder Bremen zbulon të ardhmen e Rashicës

Delo.autor

VIDEO/ Bajrami shënon golin më të shpejtë të Europianit, shikoni reagimin e “flaktë” të komentatorit turk

F.autor

NË SPANJË “KOPJOJNË” BALLIST MORINËN/ Po bëhet virale, shikoni çfarë ndodhi në ndeshjen Atletico Bilbao-Eibar (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment