Futboll Seria A Sport

Berisha pëson gol fantastik nga goditja e dënimit, Hysaj në humbje ndaj Sampit

Seria A luan ndeshjen e javës së tretë, dhe në takimet e sotme të mbrëmjes, janë mbyllur edhe pjesët e para. Bie në sy, prezenca si titullarë e Berishës dhe Gjimshitit te Atalanta, ndërkohë që mbrojtësi është graduar edhe kapiten për këtë ndeshje. Pjesa e parë ndaj Kaljarit, është mbyllur në humbje, me një gol në sekondat e fundit nga ana e miqve, me goditje dënimi nga Barela.

Napoli po mundet me dy gola, në transfertë ndaj Sampdorias, ndërkohë që titullar në të djathtë të mbrojtjes është edhe Hysaj. Strakosha gjithashtu është titullar me Lacion, në takimin ndaj Frosinones në shtëpi, por pjesa e parë u mbyll pa gola. Më poshtë, rezultatet e pjesëve të para.

Atalanta-Kaljari 0-1

Kievo-Empoli 0-0

Lacio-Frosinone 0-0

Sampdoria-Napoli 2-0

Sasuolo-Xhenoa 4-1

Related posts

SFIDA NDAJ ANGLISË/ Cikalleshi: Jam rikthyer më i fortë nga Covid-i, të tregojmë gjak shqiptari në fushë

Delo.autor

E PAZAKONTË/ Messi do të shkojë në Kupën e Amerikës pa… skuadër

Delo.autor

Arsenal, Wenger pranon gabimin që i kushtoi 70 milionë euro

Q.Autor

Leave a Comment