Futboll Sport

Teuta-Kamza/ Zhbllokohet rezultati, durrsakët kalojnë në avantazh (VIDEO)

Teuta dhe Kamza, luajnë mes tyre ndeshjen e fundit për këtë javë në Superiore, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. Trajneri Bledi Shkëmbi, vjen në këtë sfidë me ekipin e tij, pas dy barazimesh në dy takimet e para, dhe tashmë, është momenti për fitoren e parë në Superiore.

Ndërkohë, Kamza ka korrur një fitore, dhe mban 3 pikë në klasifikim. Bledar Devolli, kërkon të vazhdojë surprizën me ekipin e tij edhe në Durrës.

74′ GOOOOL Teuta 1-0. Amadu Latif gjen më në fund rrugën e rrjetës, pas një asist të Hakajt. Në festë durrsakët.
{“videoid”:”1535916002455″,”type”:1,”ratio”:0.75}

72′ Largohet Roloviç, në fushë Majkëll Peçi.

69′ Arrabal është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë.

65′ Zëvendësim te Kamza, largohet Martinena në fushë Ermir Rezi.

62′ Kruja gjuan bukur nga jashtë zonës, por në momentin e fundit topi devijohet nga mbrojtësit.

60′ Latif provon të niset në një duel shpejtësi, por del portieri Avdyli i cili largon topin në anësore.

56′ Avdyli i Teutës harkon një top në zonë nga goditja e dënimit, por Osmani është në pozicion jashtë loje.

54′ Teuta kërkojë të rrezikojë nga krahët, por pa arritur të godasë portën e Avdylit.

51′ Faulla të shumtë në mesin e fushës.

46′ Starton pjesa e dytë. Teuta bën zëvendësimin e parë, largohet Vecaj në fushë Progni.

Përfundon pjesa e parë.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

45′ Hidi bën shpëtimtarin për skuadrën e Kamzës, pas gjuajtjes së Mehmetit nga jashtë zonës. Rast i rrezikshëm në portën e Teutës.

41′ Gjorgjevski harkon një top të gjatë në zonë për Latif, por sulmuesi vetëm sa e prek topin, duke e dërguar në duart e portierit Avdyli.

40′ Duele të shumta në mesin e fushës.

38′ Vecaj hedh një top nga goditja e këndit, por largojnë mbrojtësit e Kamzës.

27′ Kruja provon me një gjuajtje të fortë me të majtën, Frashëri ndërhyn dhe largon rrezikun për portën e Avdylit.

22′ Goditje nga këndi për Kamzën, kroson Mehmeti, por largohet rreziku.

18′ Hakaj provon me një gjuajtje në kuadrat, por është e lehtë.

12′ Vecaj hedh një top në zonë nga goditja e dënimit, por largon Beqiri.

11′ Teuta fiton goditje ne parë nga këndi. Topi i lartë i hedhur në zonë largohet nga Teqja.

6′ Martinena shkëputet i vetëm në drejtim të zonës, por del mjaft bukur portieri Hidi, i cili largon rrezikun.

5′ Provon të surprizojë edhe Kamza, por topi i hedhur në zonë nga Plaku, nuk është kontrolluar nga askush.

4′ Kruja hedh një top nga e majta në zonë, Kamara provon me kokë, por gjuajtja është e lehtë dhe përfundon në duart e portierit Avdyli.

1′ Ka startuar takimi, Kamza luan topin e parë nga qendra.

Related posts

BOKSIERI LEGJENDAR studion trajnimin e RONALDOS për një JETË më të…

Isa.Autor

ZBULON LOJTARIN FAVORIT/ Gullit: Do të ishte bukur nëse do “Topin e Artë” do ta fitonte…

Delo.autor

DY LAJME SUPER/ Xavi rikuperon titullarët e tij përpara “El Clasico-s” në Superkupë

Delo.autor

Leave a Comment