Futboll Sport

RENDITJA/ Skënderbeu ndan kreun me Flamurtarin, Tirana në vendin e parafundit

U luajtën këtë fundjavë 5 takimet e vlefshme për javën e 3-të të Kategorisë Superiore. Ashtu si në dy javët e para edhe këtë herë golat ishin me pikatore dhe u shënuan 9 në 5 takime. Fitore të rëndësishme për Flamurtarin, Partizanin dhe Kukësin që janë cilësuar edhe si ekipe pretendente për të fituar trofeun.

Nuk ka falur as Teuta e Bledi Shkëmbit që ka mposhtur në shtëpi Kamzën me rezultatin 1-0. Surprizë mund të quhet barazimi në Korçë i Skënderbeut ndaj Laçit.

Pas mbylljes së javës së tretë, kampionati kryesohet nga Skënderbeu, i cili ka pikë të barabarta me Flamurtarin. Nga 7-të secila. Pozita jo komode për Tiranën e Ze Marias, që mban vendin e parafundit me 1 pikë.

Related posts

Pëlqen Premier League-n, Cristante do të largohet nga Atalanta

Sadik.Autor

Zurichu i dy shqiptarëve fiton Kupën e Zvicrës

Sadik.Autor

“SOT PASHË NJË EKIP TJETËR”/ Fitorja ndaj Alavesit dhe ndeshja me Napolin, Messi ndryshon strategji

Delo.autor

Leave a Comment