Futboll Seria A

Merkato, Juventus nis tratativat për mbrojtësin e Veronas

Mediat italiane raportojnë se Juventusi është i interesuar në nënshkrimin e mbrojtësit të majtë të Hellas Veronas, Mohamed Fares.

21-vjeçari ka bërë 13 paraqitje në Serie A për Veronan deri më tani këtë sezon, me shfaqjet e tij të mira që kanë tërhequr interesin e disa klubeve kryesore italiane.

Sipas Calciomercato, zyrtarët e Zonës së Vjetër shpresojnë të sigurojnë një marrëveshje të mirë për të nënshkruar gjatë këtyre ditëve me reprezentuesin e Algjerisë.

Është deklaruar gjithashtu se bardhezinjtë mund të bien dakord për të huazuar Fares përsëri në Verona për pjesën tjetër të sezonit nëse ata përfundojnë nënshkrimin e tij.

Fares gjatë një dueli me Dries Mertens (Getty Images)

Megjithatë, klubi i Torinos përballet me konkurrencë për nënshkrimin e tij nga rivalët e titullit në Serie A, Napoli, të cilët gjithashtu e duan në skuadër talentin algjerian.

Napoli ka qenë në treg që një kohë të gjatë për një mbrojtës të majtë dhe thuhet se e shohin Fares si ‘Faouzi Ghoulam i ri ‘.

Në rast transferimi te Fares nga Juventusi, atëherë largimi i Alex Sandros është shumë i mundur, me Ligën Premier si destinacion i preferuar.

Related posts

MERKATO E VERËS/ U përfol se do të merrte drejtimin e Napolit, trajneri rinovon me skuadrën e tij

Delo.autor

Juventus pretendon për penallti, gjykojeni vetë nëse ka kontakt brenda zonës

Q.Autor

ELIS BAKAJ GJEN SËRISH RRJETËN/ Sulmuesi shqiptar shënon në kampionatin bjellorus

Delo.autor

Leave a Comment