Futboll Sport

Miqësorja skandaloze/ Danimarka nuk turpërohet në Sllovaki, humb me rezultatin… (VIDEO)

Një Danimarkë e mbushur me lojtarë nga futbolli amator apo futbolli i sallës u mund 3-0 në Sllovaki të mërkurën në mbrëmje, në një miqësore qesharake.

Sllovakia, që kishte në përbërje lojtarët e saj më të mirë, duke nisur nga Marek Hamsik e Martin Skrtel, protestoi para ndeshjes, duke thënë se problemi danez kishte dëmtuar skuadrën sllovake dhe i ka kërkuar UEFA-s të merret me këtë çështje, edhe për faktin se Sllovakia humbi edhe financiarisht, pasi u detyrua t’i shesë biletat me 1 euro.

Federata daneze ka rreth një muaj që është në konflikt me unionin e futbollistëve danezë në lidhje me arritjen e një marrëveshjeje të re për menaxhimin e të drejtave komerciale, ndaj gjithë futbollistët e skuadrës së parë u larguan për në shtëpi të hënën, së bashku me trajnerin.

Duke qenë se asnjë futbollist profesionist nuk lejohej të luante për kombëtaren, federata daneze bëri një zgjedhje absurde për të mos rrezikuar përjashtim nga kompeticionet e UEFA-s, sepse grumbulloi futbollistë nga kategoritë e treta dhe të katërta, si dhe lojtarë të futbollit të sallës.

Natyrisht, Sllovakia fitoi, por vetëm 3-0, çka është quajtur “një humbje me nder” nga Federata daneze. Sulmuesi Adam Nemec shënoi në minutën e 11-të, Albert Rusnak dyfishoi në minutën e 37-të dhe zëvendësuesi Adam Fogt shënoi një autogol 11 minuta para fundit të ndeshjes.

“Ishte e vështirë të motivoheshe në një ndeshje të tillë,” tha Hamsik pas ndeshjes, ndërkohë që të shtunën Danimarka do të përballet me Uellsin në Nations League dhe mbetet për t’u parë me çfarë ekip do paraqitet.

FORMACIONI I DANIMARKËS KUNDËR SLLOVAKISË

Christoffer Haagh (Portier) – Jaegersborg Boldklub – futsallë

Simon Vollessen – Birkerod – Kategoria 4

Daniel Nielsen – Vanlose – Kategoria 4

Nicolai Johansen – Vanlose – Kategoria 4

Mads Priisholm Bertelsen – Tarup-Paarup IF – Kategoria 3

Rasmus Johanson – Hellerup IK – Kategoria 3

Christian Bannis – Tarup-Paarup IF – Kategoria 3

Oskar Hojbye – Vanlose – Kategoria 4

Rasmus Gaudin – Vanlose – Kategoria 4

Kasper Kempel – Skovshoved – Kategoria 3

Christian Offenberg (kapiten) – Avarta – Kategoria 3

Related posts

E PABESUESHME/ Pas një pasimi nga Griezmann, “Jashtëtokësori” ndëshkon Granada-n me një SUPER GOL (VIDEO)

Delo.autor

PIRLO I RI GJENDET NË SERIA B/ Gjigandi londinez e do me patjetër në skuadër (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Barcelona me “as nën mëngë”: Rafinja “spiunon” pikat e forta të Interit

Isa.Autor

Leave a Comment