Futboll La Liga Sport

Prezantohet pronari i ri/ RONALDO: Të gjithë bashkë për SUKSESIN e Vajadolidit 

Tashmë është zyrtare dhe Ronaldo është bërë aksioneri kryesor i klubit spanjoll të Vajadolidit. Ish-sulmuesi i famshëm brazilian ka arritur të blejë 51% të aksioneve të klubit dhe do të zgjidhet presidenti i bordit drejtues, ndërsa Karlo Suarez do të vazhdojë të mbajë postin e presidentit të klubit.

Ronaldo është prezantuar te Vajadolid dhe ka shpalosur idetë e tij, duke ftuar tifozët dhe gjithë qytetin të mbështesin planin e ri për ngritjen e klubit në nivele të larta.

“Unë do të jem presidenti i bordit drejtues dhe puna jonë do të bazohet në konkurrencë, punë dhe transparencë. Kemi krijuar një ekip konkurrues dhe do të kemi një program të qartë social në të gjitha veprimet tona, sepse nuk duam t’i harrojmë tifozët tanë.

Dëshiroj që çdokush të bëhet pjesë e klubit dhe ftoj gjithë qytetin të marrë pjesë në këtë projekt. Tifozët duhet të jenë pjesë e së tashmes dhe e ardhmja e Vajadolidit. Qyteti ka një potencial të pabesueshëm dhe do të përpiqem të vë të gjithë aftësitë e mia futbollistike në dispozicion të lojtarëve nëpërmjet një menaxhimi efikas”, përfundon ish-topi i artë dhe Kampioni i Botës me Brazilin.

Related posts

CHELSEA-LEEDS/ Lampard kërkon fitoren për të marrë kreun e Premier League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FENOMENAL/ NEYMAR fillon thyerjen e REKORDEVE, kalon legjendën PELE

Isa.Autor

LËVIZJA MJESHTËRORE/ Shikoni si Rashford “turpëron” shokun e skuadrës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment