Futboll Sport

Trajneri “kryqëzon” BOLT: Nuk është ende gati për futbollin, i mungon aspekti…

Ish-sprinteri xhamajkan Usain Bolt debutoi pak ditë më parë në sportin e futbollit si lojtar profesionist, në një ndeshje miqësore që skuadra australiane e Central Coast Mariners luajti në prag të sezonit të ri dhe ku rekordmeni i botës në 100 e 200 metra u aktivizua për 20 minuta. Por trajneri skuadrës australiane Mike Mulvey, u shpreh se Bolt nuk është ende 100% gati për të luajtur futboll, pasi nuk është ende gati fizikisht.

“E them seriozisht, që nuk është gati fizikisht. Ai ka patur trupin gati për të bërë atletikë dhe jo për të luajtur futboll, ndaj ky transformim kërkon pak kohë dhe nuk do të nxitohemi. Nuk do ta vëmë nën presion me shumë veprime njëherazi, siç ndodh në futboll. Bolt është mësuar me atletikën, që garon një garë për 9 sekonda, ndërsa në futboll ka dhjetra lëvizje. Ai e di këtë gjë dhe është i vendosur për ta kaluar këtë pengesë”, tha trajneri i Bolt.

Related posts

PO VAZHDON TË SHKËLQEJË ME “KUQEZINJTË”/ Mbrojtësi i Milan: Do të doja të fitoja diçka, por Pioli na thotë…

Delo.autor

“COPPA AMERICA” PO AFRON/ Kompanitë e basteve publikojnë favoritët për fituesin

Delo.autor

Manchester City, gati t’i “shpall luftë” Real Madrid në merkato

Q.Autor

Leave a Comment