Futboll La Liga Sport

EFEKTI RONALDO/ REALI ka një PROBLEM të madh, që kërkon zgjidhje “tani ose kurrë”

Real Madrid nuk po kalon një periudhë të mirë, të paktën kjo është ajo që shihet në sipërfaqe…Cristiano Ronaldo nuk u zëvendësua, dhe duket se në repartin e sulmit ka një boshllëk që mund t’u kushtojë shumë madrilenëve, por sikur kjo të mos mjaftonte, në ndeshjet e fundit është regjistruar numri më i ulët i tifozëve në shkallët e stadiumit që nga viti 2009.

Në takimin e parë të “La Ligës”, kundër Getafe, pjesëmarrja ishte shumë e ulët, 48,466 tifozë. Ky numër pësoi një rritje me 59,255 spektatorë, por që mbetet ende shumë larg nga 69,000 që ka qenë mesatarja për sezonin e kaluar. Pavarësisht shifrave në fjalë, drejtuesit e klubit, janë të qetë dhe të bindur se një prezencë kaq e ulët vjen për shkak se njerëzit janë ende me pushime.

“Nuk kam dyshim që tifozët do të jenë pranë ekipit. Ajo që ndodhi me Getafe ka të bëjë me orarin dhe datën, por jemi të sigurt që do të na mbështesin”, tha më herët Julen Lopetegui në një konferencë për shtyp.

Tashmë, pushimet mbaruan dhe mbetet për t’u parë nëse “Santiago Bernabeu” do të mirëpresë si sezonet e kaluara mijëra tifozë…nëse jo, atëherë Real Madrid duhet të nisë të shqetësohet…

Related posts

YLLI SHKËLQEU NË “EMIRATES”/ Emery ndryshon mendim: Luajti mjaft mirë, ai është më i lumturi…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi italian kthehet vatër brenda grupit të ekipit, konfirmohen 37 raste pozitive me Covid-19

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Liverpooli festoi largimin e Coutinhos tek “Katalanasit”, ja pasojat

Delo.autor

Leave a Comment