Futboll Sport

NDODH EDHE KËSHTU/ Ish-kampioni i botës në BOKS bëhet gjysh 39 vjeç (FOTO)

Ish-kampioni i botës në boks, Ricky Hatton, është bërë gjysh edhe pse është vetëm 39 vjeç! Djali i tij, Campbell Hatton u bë baba i një vajze këtë të hënë, të cilën e quajti Lyla Navaeh.

E dashura e 17-vjeçarit, Keira Broën, e bëri vetë publik lajmin e gëzueshëm duke postuar edhe një foto të bebes vetëm pak orë pas daljes së saj në jetë. 16-vjeçarja mori menjëherë shumë mesazhe urimi, por emri i Campbell nuk dukej gjëkundi, çka bëri që të spekulohet se çifti nuk është më i lidhur.

Adoleshenti shpreson që të ndjekë gjurmët e të atit dhe vitin e ardhshëm do të bëhet edhe boksier profesionist, por duket se kjo lidhje, për më tepër me një fëmijë në mes, mund të pengojë karrierën e tij. Miqtë e Keiras thanë se vajza e kishte mbajtur të fshehtë shtatzaninë për shkak të frikës nga reagimi i opinionit publik.

Foto e fundit e dy prindërve adoleshentë daton në muajin shkurt, kur ajo ishte pak muajshe shtatzënë dhe nuk ka asnjë konfirmim që vetë Campbell e ka parë vajzën e tij.

Edhe vetë Ricky Hatton, i quajtur “Hitman”, nuk ka një marrëdhënie të mirë me prindërit e tij, Roy dhe Carlos, për shkak të një sherri për paratë. Ish-kampioni i botës nuk flet prej gjashtë vjetësh me ta dhe nuk u lejon të takohen as me nipërit.

Related posts

MMA/ Pas SERBIT e ka radhën RUSI, Florian Marku ndeshet në Kosovë

Isa.Autor

PARTIZANI-TIRANA/ Mbrojtja e “Bardhebluve” në përgjumje, Çinari zhbllokon sfidën për “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA-ESPANYOL/ Messi gati të nis nga minuta e parë në derbi (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment