Futboll Sport

Në prag ndeshja me Izraelin/ MEMUSHAJ mesazh për kuqezinjtë: Nuk kemi lojtar si Messi apo…

Ledian Memushaj në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Izraelin është shprehur se është shumë i lumtur që është kthyer te Kombëtarja. Në të njëjtën kohë mesfushori është shprehur se grupi është pika më e fortë e Kombëtares, pasi nuk ka lojtar si Messi, apo Ronaldo.

“Kemi një ndeshje shumë të vështirë. Ata do luajnë në mbrojtje dhe do do kërkojmë të luajmë më shumë në sulm. Ka shumë të rinjë që janë to fortë. Tani duhet parë, duhet të kemi edhe pak durim. Besoj se nuk duhet të shihin kualitetet dhe forma në moment, pastaj ka kohë për të rinjtë në të ardhmen. Kombëtarja më ka munguar shumë , më pas u dëmtova. Shqipërisë nuk i duhet vetëm Lediani, por të gjithë. Nuk kemi folur dhe akoma nuk jemi stërvitur, se dje erdhëm. Unë nuk besoj se një lojtar, por në radhë të parë është grupi që ka bërë diferencën. Nuk kemi lojtar si Messi apo Ronaldo”.

Related posts

Tronditet peshëngritja shqiptare, shtetet me doping jashtë Olimpiadës

Sadik.Autor

MILAN-BRESCIA/ “Bomberi” Piatek në stol, shikoni ç’bën dështaku Andre Silva në dy raste (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHEN TEK FITORJA/ Të besuarit e Spallettit marrin tre pikë të arta, ja dy shqetësimet e mëdha

Delo.autor

Leave a Comment