Futboll Sport

Favoritët në Ligën e Kombeve/ Bekim BALAJ peshon forcat: Do të luftojmë deri në fund

Dy futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë Bekim Balaj dhe Ledjan Memushaj janë paraqitur sot në konferencën për shtyp, për të folur për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve me Izraelin dhe Skocinë.

Sulmuesi i Akhmat Groznyt Balaj e sheh grupin si të barabartë dhe shumë të luftuar, pasi të gjithë synojnë vendin e parë.

“Kemi pas përballje me ta (Izraelin). Ata e dinë forcën tonë, dhe ne të tyren. Objektivi është i vendi i parë. Si Izraeli, si ne dhe Skocia do të luftojmë për këtë vend, por kjo shihet dhe në fushë. Duhet të harmonizohemi mirë. Unë duhet të përshtatem me pjesën tjetër të skuadrë. Roshi dhe Sadiku kanë dhënë kontribut, por mungesa e tyre ndihet. U uroj shërim të shpejtë dhe të kthehen më të fortë”, deklaron shkodrani.

Related posts

GJYSMËFINALE DRAMATIKE NË AMSTERDAM/ E meritoi Tottenhami kualifikimin? E tregojnë statistikat e frikshme (FOTO)

Delo.autor

BASKETBOLL/ Euroleague: Barcelona fiton sfidën me Real Madrid dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

PORTUGALIA FUTET NË HISTORI/ Fiton trofeun e parë të Nations League

Delo.autor

Leave a Comment