Futboll Sport

LIGA E KOMBEVE/ Shqipëri-Izrael: Gjykon hungarezi i mirënjohur, Viktor Kassai

Më 7 shtator, në “Elbasan Arena”, ora 20:45, kombëtarja jonë kuqezi do të presë Izraelin, në ndeshjen e patë saj në kuadrin e Ligës së Kombeve, Grupi G, ku bën pjesë edhe Skocia. Gjithçka nis në barazpeshë totale, sa iu takon ballafaqimeve mes këtyre dy skuadrave, të cilat janë ndeshur 2 herë, në kuadrin e eliminatoreve të Botërorit të Rusisë. Shqipëria humbi 3-0 në Elbasan, ndërsa ia doli të fitojë me të njëjtin rezultat në kthim, në “Sammy Ofer Stadium”. Pra, të dyja skuadrat kanë marrë nga një fitore, me golaverazhin 3-3.

Ndërkohë, UEFA ka zyrtarizuar edhe gjyqtarët e kësaj ndeshjeje. Kryesor do të jetë një emër mjaft i njohur në vitet e kaluara, që ka gjykuar edhe finale kompeticionesh mjaft të rëndësishme. Fjala është për hungarezin Viktor Kassai. Ai do të ndihmohet të japë drejtësi në “Elbasan Arena”, të premten, nga bashkatdhetarët e vet: György Ring dhe Vencel Tóth. Po kështu, do të jenë edhe dy asistencë shtesë, po nga Hungaria: Tamás Bognar dhe Sandor Szabo.

Related posts

PAS 16 SEZONESH NË “BERNABEU”/ Lamtumirë Real Madridit, Marcelo vendos për të ardhmen e tij

Delo.autor

Mediat franceze: Babai i Neymar nis lëvizjet për ta larguar djalin nga Parisi

Sadik.Autor

“OBJEKTIV KEMI CHAMPIONS LEAGUE”/ Trajneri Pioli: Do zhgënjeheshim shumë nëse…

Delo.autor

Leave a Comment