Futboll Sport

I BËRI SHQIPONJËN/ SERBËT sigurojnë SHAQIRIN: Është detyra jonë që ta…

Ylli i Kuq i Beogradit ka premtuar të mbrojë Xherdan Shaqirin nga situatat e padëshiruara kur ylli i Liverpool të mbërrijë në Serbi për ndeshjen e Champions League në nëntor. Gjithsesi, drejtori i përgjithshëm Zvezdan Terzic beson se zvicerani, i lindur në ish-Jugosllavi nga prindër Kosovarë, do të jetë nën presion të madh për shkak të historisë së tij.

Shaqiri ka shkaktuar polemika gjatë Kupës së Botës kur festoi golin e minutave të fundit ndaj Serbisë me simbolin e shqiponjës shqiptare.

“Personalisht, nuk e imagjinoj dot një shqiptar të luajë për Yllin e Kuq,” shprehet Terzic për gazetën e Beogradit Kurir. “Mendoj se Shaqiri do të jetë nën presion të madh psikologjik pasi ai e di se ku do të vijë; ai e di se Ylli i Kuq është simboli i Serbisë dhe të luash në Marakana për të nuk do të jetë e lehtë.

“Patjetër, si një klub futbolli, ne i trajtojmë kundërshtarët njësojë, dhe nuk duhet të merremi me të shkuarën. “Ylli i Kuq duhet të bëjë çmos për të lejuar Shaqirin të luajë futboll dhe është detyra jonë ta mbrojmë për të shmangur situata të padëshiruara. Duhet të jemi mikpritës të mirë.”

Related posts

E FRIKSHME/ Wilder kërkon FALJE pasi i THEU NOFULLËN maskotit në emision (VIDEO)

Isa.Autor

MBYLLET SFIDA E MBIJETESËS NË “PAQE”/ Luftëtari i merr një barazim “bardhebluve”

Delo.autor

Mourinho nuk duron dot më, tregon të vërtetën për shitjen e Salah

Sadik.Autor

Leave a Comment