Futboll La Liga Sport

SI NJË “AKSIDENT ME MAKINË”/ Ylli i Atletico-s sulmon ish-ekipin: Më shitën në momentin e gabuar

Një operacion prej 25 milionë eurosh i kërkuar nga Tottenham, por jo nga Trippier. Javë pas transferimit të lojtarit tek Atletico Madrid, mbrojtësi i krahut ka zbuluar se si kanë shkuar gjërat në muajt e fundit të kaluar në Angli.

Trippier e ka krahasuar fundin e aventurës me Spurs si një “aksident me makinë”, sa për të krijuar një ide. Edhe Mauricio Pochettino ka patur gisht në këtë histori?

Tani, Trippier është një nga yjet e Atletico-s së ri. Ai ka qenë titullar në javët e para të La Liga-s, duke treguar se është një lojtar në rritje në nivel ndërkombëtar, siç tregon edhe finalja e Champions League e luajtur dhe e humbur kundër Liverpool-it. Po atëherë, pse e shiti Tottenham-i?

Trippier ka thënë se presidenti Daniel Levy dhe trajneri Mauricio Pochettino nuk kanë qenë të qartë me të: “Kam dëgjuar zëra se do të më shisnin në fund të sezonit. Nuk është e bukur, po ndodh në futboll. Atëherë kam folur me gruan time dhe me vëllanë, me të cilin flas gjithmonë para se të marrë një vendim”, ka thënë mbrojtësi për Mirror.

Trippier i ka kërkuar sqarime Pochettino-s në fazën parapërgatitore, por pa asnjë rezultat: “Nuk ka pranuar se donte të më shiste. Kam provuar të flas me presidentin dhe me drejtorin sportiv pa marrë as një po dhe as një jo. Është zhgënjyese kur gjërat mbarojnë kështu. Kam dhënë gjiithçka për klubin dhe doja të qëndroja, kisha edhe dy vite kontratë”.

Ylli i ri i Atletico-s është i bindur se ish-klubi i tij ka bërë një gabim: “Dëgjoj se Tottenham më ka larguar në momentin e gabuar. Më duheshin katër javë për të rikuperuar, sepse po luftoja me dëmtimet për t’u kthyer. Ndoshta mund të kisha qëndruar, nuk kam pengje. Tani jam tek Atletico dhe mendoj për të ardhmen. Jam i lumtur të punoj me Simeone-n, një nga më të mirët në botë

Related posts

Cristiano Ronaldo i bashkohet Kombëtares Portugeze dhe shpreson kurorzimin në Rusi

Sadik.Autor

U LARGUA NGA PARTIZANI/ Mesfushori Mala: Kisha disa oferta, krenar që jam te Giresunspor

Delo.autor

NGA KUPA UEFA ME PARMËN TEK KANTINA E VERËS/ Ish-trajneri Malesani: Kur braktis futbollin miqtë zhduken…

Delo.autor

Leave a Comment