Kategoria Superiore Shqipëri

Fati i Partizanit në dorë të Luciano Moggi-t, italiani bllokon të kuqtë dhe vendos veton për janarin

Nuk dihet ende se si do të përfundojnë punët në kampin e kuq. Shumë largime, shumë pak afrime, zëra për largimin e trajnerit, apo drejtorit sportiv dhe me e keqja, merkatoja e cila ka ngecur edhe pse është mjaft e nevojshme për shkak se nga Partizani deri tani janë larguar plot 12 futbollistë që nga momenti që u zyrtarizua “divorci” me Mark Iulianon.

Së fundmi mësohet se frenat te “Demat e Kuq” i ka marrë vetë “Big” Luçiano, i cili ka folur me drejtuesit e klubit dhe ju ka bërë të qartë se çfarë i duhet Partizanit në këto momente. Edhe pse në duart e drejtuesve të klubit të kuq ekziston një letër me emrat e lojtarëve që kanë menduar të afrojnë në janar, Moxhi ka vendosur veton, duke marrë përsipër përgjegjësitë për të ringritjen e ekipit.

Ndërkohë që italiani ka marrë përsipër këtë përgjegjësi, grupia aktual i lojtarëve vazhdon fazën përgatitore në Turqi edhe pse jo i plotë. Grupit i janë bashkuar dhe disa futbollistë të rinj që janë në provë, të cilët me shumë mundësi nuk do mund të nënshkruajnë një kontratë për vetë faktin se niveli i tyre nuk është në lartësinë që kërkojnë drejtuesit e Partizanit.

Related posts

PRITET MARRËVESHJA/ Avdyli rikthehet në Durrës, Teuta pret ende lajme nga Azerbajxhani

Delo.autor

NUK NDALET NË MERKATON E VERËS/ Tirana përforcohet me mbrojtësin e kombëtares së…

Delo.autor

U GRUMBULLUA NGA REJA NË KOMBËTARE/ Mbrojtësi shqiptar largohet nga Inter dhe firmos për klubin…

Delo.autor

Leave a Comment