Futboll Premier League Sport

Guardiola me DORË TË HEKURT në stërvitje, u ndalon këto paisje lojtarëve…

Barazimi me Wolverhampton akoma nuk i ka ikur nga mendja Pep Guardiolas, i cili me Manchester Cityn e tij gjendet 2 pikë larg kreut të klasifikimit, që përbëhet nga treshja Liverpool, Chelsea e surpriza Watford. Pep njihet si një tranjer “i hekurt” për sa i përket rregullave, e në çdo klub ku ka shkuar, ka qenë shumë i rreptë me disiplinën.

Në ekipet që ka tranjuar në të kaluarën, ai madje pati vënë rregulla edhe për sa i përket ushqimeve e pijeve, apo edhe pamjes së tepruar.
Këtë herë, në shënjestrën e katalanasit, janë vënë celularët e lojtarëve, të cilët ndalohen rreptësisht në fushën e stërvitjes.

Përveç se në Premier League, Guardiola kërkon të konfirmohet dhe në Champions, ku në fazën e grupeve do të përballet me Lyon, Hoffenheim dhe Shakhtar Donetsk. Gjithashtu do të ketë gjoba për vonesat në stërvitje, e këtë e vuajti i pari Benjamin Mendy.

Një tjetër lojtar që ka vuajtur ka qenë dhe Leroy Sané, i cili u përjashtu nga ndeshja me Neëcastle, për shkak të angazhimit të pakët në stërvitje. Guardiola kërkon të dërgojë një mesazh të qartë për lojtarët e tij, duke mos kursyer askënd. E duke parë 24 titujt në CV e tij, mbase duhet ti jepet të drejtë.

Related posts

LIVE/ Starton ndeshja Debrecen-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

Bayern pa plan B, Hoeness synon rinovimin me Heynckes

Q.Autor

MOURINHO PESHKON NË ITALI/ Tottenham futet në garë për yllin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

Leave a Comment