Futboll Seria A

Genoa-Locatelli/ Mesfushori i Milanit bie dakord për t’u huazuar, njihuni me detajet e transferimit

Presioni i Genoas mbi  Manuel Locatellin vazhdon të rritet.

Sipas edicionit aktual të La Gazzetta dello Sport, Genoa ka marrë një përgjigje pozitive nga lojtari, por problem mbetet marrëveshja me Milanin, i cili nuk dëshiron të privojë veten nga mesfushori i talentuar.

Raportohet gjithashtu se Presidenti i Genoas, Preziosi i ka ofruar kuqezinjve formulën e huazimit, duke ndihmuar kështu edhe lojtarin të ketë më tepër hapësira për të luajtur por gjithashtu të mbetet edhe në kontratë me Milanin.

E gjitha mbetet për tu vendosur nga dyshja Mirabelli-Fassone./AlpeNews.al/

Related posts

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Ter Stegen dhe Neuer, “armiq” në distancë

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Kaos me klubin e Serisë A, përjashtim nga kampionati nëse nuk…

Delo.autor

TIRANA MERR LAJMIN E KEQ PARA DERBI/ Rrezikon të mungojë në sfidën ndaj “Demave” mesfushori…

Delo.autor

Leave a Comment