Futboll Premier League Sport

TRONDITET REALI/ Lojtari i kombëtares spanjolle: HAZARDI do të firmosi me…

Marcos Alonso debutoi me Spanjën kundër Argjentinës më 27 mars, në “Metropolitan Wanda”, nën drejtimin e Julen Lopetegui. Që atëherë, lojtari i Chelsea nuk u kthye me ekipin kombëtar. Tashmë është në krye të listës së Luis Enrique dhe shpjegohet për “Onda Cero” se si nuk qe pjesë e Kupës së Botës . Ai foli edhe për ndjenjat që ka me trajner të ri, karrierën e tij te Chelsea, klub ku ndihet shumë i lumtur.

A i mungon Spanja: “Ditën kur të largohem nga futbolli do të kthehem në Spanjë, por tani kam tri vite te Chelsea dhe jam shumë i lumtur atje”.

Ftesa e kombëtares: “Kam dëgjuar për ftesën e Luis Enrique kur isha në trajnim me Chelsea. Natyrisht, jam shumë i lumtur që jam këtu, me kombëtaren e Spanjës”.

I lumtur te Chelsea: “Në Angli ndihem mjaft mirë. Futbolli përjetohet ndryshe atje. Stadiumet janë plot e përplot jo vetëm me tifozët e Chelsea, por edhe të ekipeve të tjera”.

Dy fjalë për Lopetegui: “Nuk mendoj se ka pasur ndonjë gjë prapa mosthirrjes sime në kombëtare. Ishte një vendim i Lopetegui dhe stafit të tij stërvitor, nuk dua ta shoh ndryshe”.

Situata me Hazard: “Unë nuk e shoh Hazard te Real Madridi. Ai është shumë i lumtur te Chelsea. Nuk e di nëse ka pasur interes apo jo, por Hazard dhe familja e tij janë mjaft mirë në Londër”.

Mungesa në Ligën e Kampionëve: “E vërteta është se na dhemb fakti i mospjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve këtë edicion. Unë mendoj se sezonin e kaluar kemi merituar më shumë. Mbetet për të parë nëse ky “kursim energjish” do të na ndihmojë për të fituar Premier League”.

Related posts

(VIDEO) Bologna barazon rezultatin, shënon ish sulmuesi i Milanit

Q.Autor

SHPENZOI 40 MILIONË EURO NË JANAR/ Xhuntoli bëri një tjetër merkato të dështuar

F.autor

U LARGUA GJATË NDESHJES/ Shpërtheu në lot pas dëmtimit, zbulohet kur rikthehet sulmuesi italian

Delo.autor

Leave a Comment