Futboll La Liga Sport

KA FITUAR GJITHÇKA/ MESSI zbulon pikën e dobët, kam nevojë të përmirsohem tek…

Ylli i Barcelonas Lionel Messi ka zbuluar se penalltitë janë një aspekt i lojës ku ai ka dëshirë të përmirësohet. Messi konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë të historisë së futbollit dhe ka fituar thuajse gjithçka në karrierën e tij.

Gjithsesi, argjentinasi, i cili ka shënuar 71 nga 88 penalltitë e goditura në karrierë, kërkon të përmirësohet në goditjet standarde. “Penalltitë. Dua të jem më rezultativ,” shprehet Messi për Catalunya Radio.

Messi shprehet se është e vështirë të përmirësohet te penalltitë teksa është e pamundur të replikash një skenar ndeshjeje në stërvitje.

“Është shumë e vështirë. Nuk mund t’i praktikosh në stërvitje pasi në ndeshje situata është ndryshe. “Ka shumë faktorë që hyjnë në lojë. Mund të kesh një plan ose një ide, por kur vjen momenti bëhet shumë më e vështirë sesa duket.

“Sot portierët presion disa penallti që në të shkuarën do të ishin gola. Gjithsesi, është një aspekt ku kam nevojë të përmirësohem.”

Related posts

BËMË BABA TË TË NGJAJ/ Djali i Luis Suarez kapet duke kafshuar… (FOTO)

Delo.autor

NUK E PRISNIM/ Taulant Xhaka rrëfen nëse është penduar apo jo që ka zgjedhur Shqipërinë para Kosovës

Delo.autor

KËRKON RINGRITJEN PAS BARAZIMIT ME ATALANTAN/ “Bomberi” Lukaku: Rruga është ende e gjatë, do të… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment