Futboll Premier League Sport

POGBA PARALAJMËRON MAN UNITED/ Dua të luaj për IDHULLIN tim të fëmijërisë

Mesfushori francez Paul Pogba ka rrëfyer sot për të përditshmen britanike “The Sun” se ëndrra e tij është që një ditë të ketë si trajner idhullin e tij të fëmijërisë, Zinedine Zidane. Duket se Pogba lëshon një deklaratë me kunjë, pasi prej kohësh është përfolur se Zidane mund të jetë zëvendësuesi i Jose Mourinho te skuadra e Manchester United.

Zinedine Zidane, 46 vjeç aktualisht është pa ekip pas u tërhoq nga skuadra e Real Madrid dhe mendohet se aventura e tij e ardhshme mund të jetë në Premier League. Pogba ka konfirmuar se të uajë për idhullin e tij është një nder, duke i hapur kështu derën një transferimi të mundshëm të trajnerit francez në Manchester.

Burime nga skuadra e United shprehen: “Paul është rritur duke patur Zidane si hero dhe të luajë për të është ëndrra e tij më e madhe. Ai edhe mund të ishte transferuar te Reali para dy vitesh, por dëshironte Manchester United. Ata të dy kanë thuajse të njëjtin stil loje, ndaj është rritur duke e parë se si luan, dukë mësuar prej tij”.

Related posts

BUNDESLIGA/ Bayern triumfon me përmbysje dhe arratiset në krye. Haaland në hije, Dortmund ngec

Delo.autor

LIGA E KOMBEVE/ Frikë për sulme gjatë ndeshjes Shqipëri-Izrael: Antiterrori shoqëron 200 persona

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Del Bosque: Asnjë lojtar i Liverpool nuk do të ishte titullar te Real Madrid

Sadik.Autor

Leave a Comment