Futboll Seria A Sport

PO ZHGËNJEN/ Ish-lojtari i Juves: RONALDO “zhduket” në ndeshjet e rëndësishme

Cristiano Ronaldo është një kampion i vërtetë, por shpeshherë zhduket në ndeshjet e mëdha, sipas ish-lojtarit të Juventus Jurgen Kohler. Sipas Kohler, i cili ka fituar një kampionat, një Coppa Italia dhe një Kupë Uefa me Bardhezinjtë, dyshon te aftësia e tij për të qenë vendimtar në ndeshjet e mëdha.

“Aftësitë e Ronaldo-s nuk diskutohen. Ai ka shumë rekorde në Spanjë. Ai ka arritur të fitojë shumë trofe madhorë. Këto gjëra nuk mohohen,” shprehet gjermani për Sport1.

“Gjithsesi, më duhet të them se rrallëherë e sheh Ronaldo-n të jetë vendimtar në ndeshje të mëdha. Ai shënon golin e katërt, me një penallti, dhe e feston me mënyrën e tij. Por kështu është ai.

“Prapëseprapë duhet të admirohet për atë që ka arritur. Ai punon shumë në fushë dhe ka një vullnet të madh. Mënyra se si stërvitet Ronaldo tregon ndryshimin mes lojtarëve të nivelit botëror dhe atyre normalë.”

Related posts

Atletico ka vendosur të paguajë klauzolën, i rrëmben Milanit “yllin” e skuadrës

Sadik.Autor

KËRKON PËRFORICME/ Nuk ka rinovim për Di Maria-n, PSG vë në shënjestër dy lojtarë për ta zëvendësuar

Delo.autor

21-VJEÇARI VAZHDON TË SHKËLQEJË TEK MILAN/ Mesfushori Benaser ka “harruar” kartonët

Delo.autor

Leave a Comment