Futboll Sport

Shqiptarët e Kosovës INJOROJNË skuadrën e tyre, drejt Elbasanit për Kombëtaren

Ndonëse prej dy vitesh tashmë Kosova është pjesë e FIFA-s dhe UEFA-s, sërish shqiptarët e Kosovës vijojnë të jenë të lidhur me Kombëtaren kuqezi të Shqipërisë.

Kjo vërtetohet edhe një herë me ndeshjen e të premtes mes Shqipërisë dhe Izraelit, ku tifogrupi i famshëm në Kosovë “Arpagjikt” do të udhëtojnë drejt Elsbasanit në mbështetje të djemve të Panuçit.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë tifogrupi me një postim në rrjetet sociale, ndërkohë që në të njëjtin ditë luan edhe Kosova me Azerbajxhanin.

Megjithatë sfida e kosovarëve është në transfertë, prandaj dhe mesa duket ky nuk përbën ndonjë pengesë për mbështetjen e kombëtares së Kosovës, që ndeshjen e parë para publikut të saj do ta ketë tre ditë më vonë ndaj Ishujve Faroe në impiantin e rikonstruktuar të Prishtinës “Fadil Vokrri”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Francë-Shqipëri. Rezultati 3-0

Delo.autor

PAS 5 VITESH MUNGESË/ Louis Van Gaal gati për rikthimin e madh tek klubi…

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Klubi i Premier League vatër e “nxehtë”, anullon stërvitjet dhe rrezikon ndeshjen…

Delo.autor

Leave a Comment