Futboll La Liga Sport

TREGON AVENTURËN E TIJ NË “CAMP NOU”/ Ish-trajneri i Barcelonës: Maradona humbi 8 kilogramë për ndeshjen me Realin

Huan Karlos Unzue tregon aventurën e tij te Barcelona, si futbollist dhe si trajner portierësh. Ai zbulon disa nga bëmat e Maradonës, por analizon edhe Leo Mesin dhe Krojfin. Unzue është me fat që ka njohur kaq legjenda në jetën e tij.

MESI – “Gjëja më e jashtëzakonshme e Mesit është fakti që ka shumë ambicie dhe nuk dorëzohet nga viti në vit. Kjo gjë sjell stres tek ai. Ai krijon automotivim për të qenë më i miri. Dëshiron që edhe të tjerët që e rrethojnë të jenë më të mirët dhe të punojnë shumë. Dëshiron motivim maksimal nga shokët, nga trajneri, nga punonjësit. Por të kërkosh gjithmonë maksimumin nuk është për të gjithë. Shumë futbollistë stresohen nga kjo gjë”.

VALDES – “Ishte i pafat sepse luajti në një epokë me Kasijasin. Vetëm njëri prej tyre mund të ishte portier i Spanjës. Ishin të ndryshëm, por për mendimin tim Viktor Valdes ishte më i kompletuar sesa Iker. Thjesht Kasijas kishte diçka natyrale që e bënte më të besueshëm. Kishte një bindje që ai ishte më i miri dhe në ditën më të rëndësishme nuk të tradhtonte. Valdes është një tip shumë special dhe i vështirë. Unë bisedoja me tim atë dhe i thosha për gjërat që kisha me Valdesin. Nuk duhet të mendoja kritikat që duhet t’i bëja, por edhe mënyrën si duhet t’ia thosha. Babai befasohej: Çfarë i ke këto. Ti je trajneri dhe duhet të mos mendohesh kaq shumë”.

MARADONA – “Duhet të luanim kundër Realit pas rikthimit nga Krishtlindjet. Ishte një javë pushimesh dhe të gjithë qëndruam me familjet. E dini sa peshë kishte humbur Maradona? Tetë kilogramë. Kur u rikthye na tha se kishte bërë një dietë të tmerrshme duke ngrënë mishin të gjallë. Donte patjetër të ishte në formë për këtë sfidë. Ne flisnim shpesh me Maradonën dhe ai na tregonte gjëra personale. Unë po ua tregoj sepse kam gabuar dhe nuk dua që ju të gaboni, ishin disa nga fjalët e tij”.

KROJF – “E kuptuam shumë shpejt që ishim përballë një trajneri shumë special dhe të ndryshëm. Ai transmetonte idenë e lojës, formën si duhet të luanim. Gjithçka e bënte unik atë njeri. Johan ishte shumë i thjeshtë në gjithçka”.

KUMAN – “Kuman kërkon që të krijojë një raport special me Mesin dhe me Grupin. Për Setienin nuk e di çfarë të them. Barcelona duhet të ketë pasur arsye të forta për ato që ndodhën”.

Related posts

 Federata qetëson Didier Deschamps para nisjes së Kupës së Botës

Sadik.Autor

SUPER GOL CALHANOGLU/ Tifozët “kuqezi” irritohen duke goditur me shishe (VIDEO)

Delo.autor

I ZHGËNJYER NGA LAPORTA! Messi: Askush nuk më kërkoi të luaja falas te Barça

F.autor

Leave a Comment