Futboll Seria A Sport

INTERI ËNDËRRON MODRIC/ Ja çfarë pritet të ndodhë në JANAR, lojtari dëshiron që…

“Zikaltrit” vazhdojnë të monitorojnë situatën e yllit kroat te skuadra nga Santiago Bernabeu. Inter do ta ringjallë interesimin për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modric.

E përditshmja sportive italiane “Corriere dello Sport” raporton se “Nerazzurrët” vazhdojnë të monitorojnë situatën e yllit kroat te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Inter tentoi blerjen e Modricit gjatë afatit kalimtar të verës por presidenti i “Los Blancos”, Florentino Perez refuzoi shitjen e mesfushorit pas largimit të Cristiano Ronaldos, përcjell lajmi.

Megjithatë, Inter ka bërë gati planin për të provuar sërish blerjen e Modricit pas rihapjes së afatit kalimtar të futbollistëve në janarin e vitit 2019.

Related posts

MASAKRUAN ZYRTARËT E SHTETIT/ Futbollistët e kombëtares , stërviten në palestrën e BURGUT

Isa.Autor

Real Madrid dhe Barcelona në garë për De Bruyne

Q.Autor

LUHET SOT PARTIZANI-KUKËSI/ Ja kush është gjyqtari i KRYENDESHJES së Superiores

Delo.autor

Leave a Comment