Futboll Premier League Sport

Legjenda Robson: POGBA, jo përgjegjës i të gjitha dështimeve te Man United, duhet të largohet…

Legjenda e Manchester United, Bryan Robson, mendon se Paul Pogba ka marrë në mënyrë të padrejtë krejt kritikat për ecurinë jo të mirë të skuadrës nga “Old Trafford”. Jose Mourinho dhe të tijtë kanë pasur një fillim të ngadaltë të sezonit të ri, duke mos i fituar të gjitha ndeshjet e katër javëve të para të Premier League, deri më tani.

Ka pasur pretendime për një thyerje të marrëdhënieve të trajnerit portugez me yllin e Francës, kampion bote, cka është mohuar me forcë nga “Special One”. Megjithatë, Paul Pogba ka qenë një objektiv për kritikët.

Robson, i cili luajti “Djajtë e Kuq” nga viti 1981 deri më 1994, thotë se fituesi i Kupës së Botës, i cili ishte subjekt i interesimit nga Barcelona këtë verë, trajtohet padrejtësisht. “Ka pas kritika të padrejta, sipas meje, për Paul. Çdo herë që Manchester United nuk luan mirë dhe merr një rezultat të dobët, gjithmonë shënjestrohet Paul Pogba, i cili merr shumicën e kritikave, – tha Robsnon.

– Nëse shoh vetëm një ndeshje të këtij sezoni, kur ishim shumë të varfër, ndeshja më e keqe e sezonit, kundër Brighton, kishte shumë lojtarë të tjerë që duhej të merrnin përgjegjësinë. Jo vetëm Paul. Brenda një klubi futbolli të gjithë duhet të merreni vesh mirë, të funksiononi e të punoni së bashku.

Mund të ndodhë të mos jeni miq, por, pasi keni pasur një fillim të ngadaltë të sezonit, kjo është koha kur të gjithë duhet të bashkoheni. Duhet të keni besim në shokët e ekipit tuaj dhe në veten tuaj. Duhet të filloni të ngrini lojën tuaj”.

Related posts

PYETET PËR HAZARD DHE FORMËN E DOBËT QË PO KALON/ Zizu i del në mbrojte: Edhe unë kam pasur vështirësi në…

Delo.autor

NË VERË REFUZOI/ Lojtari pendohet: Në janar shkoj tek United

Isa.Autor

“TATOO…HELMETA…DHE KLAS NGA MYZEQEJA”/ Shqipëria e Rejas është një… “çmenduri”

F.autor

Leave a Comment