Basketball Sport

NBA/ Giannis rikthen Milwaukee te suksesi, Dallas e Miami fitore “in extremis”

Milwaukee rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur me lehtësi 119-100 Indiana, fitore që ishte një formalitet për Bucks, skuadra më rekordin më të mirë këtë sezon në kampionat. Suksesi i 53-të për Milwaukee mban firmën e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 29 pikë e 12 rebound, më i miri në parket. Fitore në momentet e fundit për Miami, që mposhti 116-113 Orlando, sfidë e ekuilibruar, ku për Heat u dalluan Robiston me 27 pikë e Dragic me 25 pikë.

Një moment të mirë po kalon Utah Jazz, që mposhti 112-104 New York dhe qëndron mes skuadrave elitare në Perëndim. 30 pikët e 11 rebound të Rundle për New York mbetën për statistikë, ndërsa pas Jazz u dalluan Bogdanovic e Mitchell, me nga 23 pikë secili. Pas kohës shtesë fiton Dallas, që mundi 127-123 New Orleans. Porzingis realizoi 34 pikë e 12 rebound, ndërsa Doncic e mbylli me një “triple double” (30 pikë, 17 rebound e 10 asist).

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Boston, 106-112

Detroit – Oklahoma, 107-114

Milwaukee – Indiana, 119-100

Brooklyn – Memphis, 79-118

Miami – Orlando, 116-113

New York – Utah Jazz, 104-112

Minnesota – Chicago, 115-108

Dallas – New Orleans, 127-123

Portland – Washington, 125-104

Related posts

“NA LA PA FRYMË”/ E fejuara e Ljajiç “rikthen” VERËN në rrjetet sociale (FOTO)

Isa.Autor

“JAM I PËRGATITUR…”/ Xavi prezantohet te Barcelona: Do të gëzohemi dhe do të fitojmë

Delo.autor

U INFEKTUAN NË IBIZA/ Ja cilët janë dy yjet e PSG-së me COVID-19

Delo.autor

Leave a Comment