Futboll Sport

INTERESIM I MADH/ “Çmenduri” në Kosovë: Shiten të gjitha biletat për 6 orë

Për të parën herë Kosova do të luajë një ndeshje zyrtare në shtëpi, pasi arena “Fadil Vokrri” mori liçensimin nga UEFA. Në datën 10 përfaqësuesja kosovare do të ndeshet me Ishujt Fareo ,sfidë kjo e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Kosova ka shanse mjaft të mira për të fituar grupin e tyre, pasi do të ndeshen me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën. Duken mjaft entuziast mbështetësit, të cilët kanë bërë “kërdinë” sot me biletat, pasi në një kohë rekord prej 6 orësh janë shitur të gjitha biletat. Gati një çmenduri, kur dihet që do të jetë një përfaqësuese modeste si ajo e Ishujve Faroe si mysafire. Plot 12.667 janë shitur në total për këtë takim!

FFK-ja kishte menduar që të vendose në dispozicion të tifozerisë pika shitje në 7 qytete të ndryshme, çka ka bërë që biletat të “avullojnë”. Sigurisht që shqiptarët e Kosovës nuk mund ta humbitnin mundësinë e tyre për të parë nga afër përfaqësuesen e tyre në një ndeshje zyrtare në shtëpi.

 

Related posts

KORONAVIRUSI PO PËRHAPET ME SHPEJTËSI/ Wanda Nara udhëton drejt Parisit me maskë (FOTO)

Delo.autor

De Biasi: Refuzova Armeninë, dua një projekt serioz

Isa.Autor

Mkhitaryan, lojtari që thotë me përpikëri të njëjtën gjë sa herë që ndërron klub

Q.Autor

Leave a Comment